75 Mall Live Search
13:34 / E Premte, 25 Mars 2022 / OSH

Përfundon e qetë protesta në Graqanicë

Qytetarët serbë në Graqanicë kanë protestuar sot duke kërkuar  që të mbahen zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë.

Mirëpo para pak minutash ka përfunduar protesta e qetë. Në pamjet që ju sjell IndeksOnline shihet se protesta ka qenë në vëzhgim të KFOR-it.

Protesta e tyre u mbajt kundër qëndrimit të Qeverisë së Kosovës, për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë pa një marrëveshje Kosovë-Serbi./IndeksOnline/