75 Mall Live Search
15:11 / E Premte, 25 Mars 2022 / A. M.

Ishte nisur të takonte Joe Biden, avioni i presidentit polak bën ulje emergjente

Avioni me të cilin ishte duke udhëtuar presidenti i Polonisë Andrzej Duda, i cili ishte nisur të takonte homologun e tij amerikan Joe Biden, është kthyer pas dhe ka bërë ulje emergjente.

Ulja emergjente është bërë në Varshavë, sipas raportimit të agjencisë shtetërore polake të lajmeve PAP.

Sipas Reuters që citon shefin e tij të shtabit, nuk kishte ndonjë rrezik për kreun e shtetit.

Presidenti polak, do të duhej të takohej me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, në juglindje të Polonisë, për ta informuar këtë të fundit për situatën në kufirin me Ukrainën.

Air Force One i presidentit polak është ulur, por është e paqartë nëse Duda do të jetë në gjendje të fluturojë për të takuar Biden tani përpara se ky i fundit të niset.