75 Mall Live Search
16:00 / E Premte, 25 Mars 2022 / A. M.

Berisha:Në PD s’mund të ketë të shkarkuar,partia po kalon një krizë,të bashkohemi

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban një deklaratë nga selia blu, pas regjistrimit nga gjykata të statutit të 11 Dhjetorit.

“Në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD i bëj thirrje demokratëve kudo që janë t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen për interesin e vendit, kombit, shoqërisë, shqiptarëve.

PD është sot parti e të gjithë demokratëve. Prej saj nuk mund të ketë të shkarkuar. Vendimi i gjykatës legjitimoi vendimet e kuvendit të 18 Dhjetorin që sjellin PD parti e votës së lirë e orientimir euroatlantik.

Partia kaloi një krizë, për shërimin e të cilës çdo demokrat të kontribuojë”, tha Berisha.