“Ju lutem…”/ “Çmendet” e moshuara në selinë e PD teksa flet Alibeaj: Në emër të Birit, të Atit dhe Shpirtit të Shenjtë s’mund të më pengoni

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në selinë blu, teksa po fliste Enkelejd Alibeaj gjatë konferencës për media.
Bëhet me dije nga një video e siguruar nga Gazeta Shqip se një grua e moshuar është futur në sallën e konferencave duke bërtitur teksa në dorë kishte teserën e PD-së. Gjatë të bërtiturave ajo thotë që partia duhet të marrë në konsideratë kontributin e të gjithëve.
Teksa ka qenë Alibeaj ai i cili është lutur për qetësi në salle dhe vazhdoi fjalën e tij sikur të mos kishte ndodhur asgje.
“Në emër të Birit, të Atit dhe Shpirtit të Shenjtë nuk mund të më pengoni të bërtas këtu”, tha ajo teksa bërtiste “mos më prek!”, “mos më prek!”.
‘Kam vënë këmbën aty që fëmijë dhe kjo është shtëpia e lirisë. Nuk ka tradhtarë, ka vetëm shqiptarë dhe emigrantë që punojnë për Shqipërinë. Mos më tregoni se çfarë dua të bëj se po luftojmë për jetë a vdekje”, tha gruaja e cila ende nuk është identifikuar.