Kurti me mesazh për serbët e Kosovës: Mos u ndikoni nga regjimi autoritar në Beograd

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video mesazh përmes të cilit u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës.
Ai ka porositur ata ëe të kenë besim në institucionet dhe Qeverinë e Kosovës dhe të mos bien pre e regjimit autoritar që po bëhet në Beograd.
“Atyre nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë. Ata përpiqen të destabilizojnë Kosovën për qëllimet e tyre zgjedhore e ndoshta edhe për interesat luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe” ka thënë ndër të tjerash kryeministri Kurti.
Më poshtë mesazhi i tij i plotë: