UEFA e konfirmon, këto janë vendet që kanë propozuar të jenë nikoqire të Euro 2028 dhe Euro 2032

Organi qeverisës më i lartë evropian, UEFA, e ka konfirmuar sot që ka pranuar disa propozime për nikoqirët e Kampionatit Evropian Euro 2028 dhe Euro 2032, para se të përfundojë afati për dorëzim më 23 mars.
Një deklaratë dhe propozim i përbashkët është bërë nga Anglia, Irlanda Veriore, Republika e Irlandës, Skocia dhe Uellsi për të organizuar UEFA Euro 2028.
Po ashtu, Rusia dhe Turqia kanë bërë të ditur interesimin e tyre për të qenë nikoqirë ose të Euro 2028 ose të Euro 2032, kurse Italia ka bërë zyrtare qëllimin e saj për të qenë organizatore e Euro 2032.
Caktimi i nikoqirëve për Kampionatet Evropiane Euro 2028 dhe 2032 do të bëhet në muajin shtator të vitit 2023.