Çfarë po ndodhë në Ukrainë

Zhvillimet e fundit në Ukrainë kanë qenë tëjet intenzive.
Mediumi i njohur BBC ka bërë përmbledhjen e pikave kryesore të zhvillimeve përgjatë ditës së sotme.
Rusia thotë se faza e parë e luftës ka përfunduar dhe tani do të fokusohet në “çlirimin e plotë” të rajonit lindor të Donbasit.
Zyrtarët perëndimorë besojnë se kjo nënkupton se Moska e di qe strategjia e saj e paraluftës ka dështuar.
Udhëheqësi francez Emmanuel Macron thotë se Franca, Greqia dhe Turqia po përpiqen të organizojnë një evakuim të civilëve nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit dhe se do ta diskutojë këtë me Putinin.
Një zyrtar në Mariupol thotë se 300 njerëz u vranë në bombardimin e javës së kaluar në teatrin ku njerëzit ishin strehuar.
Pentagoni thotë se Kherson, qyteti i parë që u pushtua nga ushtria ruse, tani është i kontestuar dhe forcat ukrainase po përpiqen ta rimarrin atë.
Ministria ruse e mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi viktimat e saj ushtarake. Ajo thotë se 1,351 ushtarë të saj janë vrarë, një shifër shumë më e ulët se vlerësimet ukrainase dhe perëndimore.