75 Mall Live Search
17:43 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / C E

Angli – Zvicër, Xhaka e Shaqiri nga minuta e parë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Angli – Zvicër, miqësore që zhvillohet në stadiumin “Wembley” me fillim nga ora 18:30.

Zvicra dhe Anglia tashmë kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës dhe në ndeshjet e marsit synojnë të përgatisin sa më mirë ekipin.

Nga minuta e parë për Zvicrën do të jenë Xhaka dhe Shaqiri, kurse Andi Zeqiri në bankën rezervë.

Kujtojmë se pas tri ditësh, të martën Zvicra e pret Kosovën në një ndeshje tjetër miqësore.