75 Mall Live Search
20:27 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / C E

Para ndeshjes me Kosovën, Zvicra e pëson nga Anglia

Anglia e ka mposhtur Zvicrën me rezultat 2-1 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Wembley.

Helvetikët nuk arritën ta mbajnë epërsinë që e krijuan në fillim të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Golin për Zvicrën e shënoi Embolo në minutën e 22-të pas një asistimi të bukur nga Xherdan Shaqiri.

Rezultatin e barazoi Luke Shaw në minutat shtesë të pjesës së parë.

Golin e fitores për Anglinë e shënoi Harry Kane në minutën e 78-të nga pika e bardhë.

Pas tre ditësh, në Cyrih Zvicra do të përballet me Kosovën në një tjetër ndeshje miqësore. /IndeksOnline/