75 Mall Live Search
08:14 / E Diele, 27 Mars 2022 / LB

Britania e Madhe me bilanc të ri për luftën Ukrainë- Rusi

Ministria e Mbrojtjëse Mbretërisë së Bashkuar ka bërë një përditësim të fundit mbi luftimet e fundit në Ukrainë.

-Sipas saj forcat ruse vazhdojnë të godasin objektiva në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë shënjestrimin e shumë zonave me popullsi të lartë civile.

-Rusia vazhdon të mbështetet në municionet e lëshuara nga hapësira ajrore ruse për të reduktuar ekspozimin e avionëve të saj ndaj mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

-SHBA ka raportuar se këto armë kanë një shkallë dështimi deri në 60%, gjë që po e detyron Rusinë të kalojë në raketa më të sofistikuara.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë postuar gjithashtu një përditësim në Facebook, me këto pika kyçe:

-Rusia ka vazhduar të sulmojë infrastrukturën civile dhe ushtarake në qytetin e rrethuar juglindor Mariupol.

-Ajo ka vazhduar gjithashtu të synojë kryeqytetin ukrainas Kiev, duke qëlluar në zonat periferike dhe drejtpërdrejt në qytet

-Forcat e armatosura në shtetin fqinj Bjellorusi, e cila është aleate e Rusisë, kanë kryer aktivitete stërvitore në rajonet e Brest, Minsk dhe Grodno.