75 Mall Live Search
11:30 / E Diele, 27 Mars 2022 / LB

Bixhoz në shtëpi të pabanuar, ndalohen 10 persona

Njësitë policore në një shtëpi të pabanuar kanë hasur 10 të dyshuar, duke luajtur lojëra të paligjshme të fatit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës, ku të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit katër nga të dyshuarit arrestohen dhe dërgohen në mbajtje ndërsa gjashtë të dyshuarit tjerë pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.