Grupi ukrainas për Eurovision: Gjëja më e rëndësishme tani është të ndihmojmë vendin tonë

Grupi ukrainas Kalush Orchestra nuk ka mundur ende të bëjë prova për Eurovizion për shkak të luftës.
“Tani jemi të gjithë të zënë me gjëra të tjera, sepse gjëja më e rëndësishme tani është të ndihmojmë vendin tonë,” thotë frontmeni Oleh Psiuk për Nu.nl, transmeton Indeksonline.
Grupi e ndihmon vendin në shumë mënyra, thotë Psiuk.
“Unë kam organizatën time për vullnetarë dhe me rreth tridhjetë të tjerë përpiqemi t’i ndihmojmë të tjerët. Ne kërkojmë ilaçe, mbledhim ushqime dhe ndihmojmë njerëzit që kanë ikur në Ukrainën perëndimore për të gjetur një vend të sigurt për të qëndruar. Një nga anëtarët e grupit tonë është tani në Forcat Territoriale.”
Grupi garon për fitoren në qytetin italian të Torinos me këngën Stefania. Sipas libralidhësve, Ukraina do të fitojë./Indeksonline/