75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 27 Mars 2022 / AR

Më në fund, Travis Scott performon pas ngjarjes tragjike në Astroworld

Travis Scott bëri atë që nuk e ka bërë prej disa muajsh. Ai u ngjit në skenë për një performancë të shkurtër.

Travis organizoi një festë private Oscars të shtunën mbrëma në shtëpinë private në Bel-Air, transmeton Indeksonline.

Performanca e tij nuk zgjati shumë pasi ishte një kombinim i repit dhe DJ’ing. Por, ishte një moment më i veçantë, sepse kjo është hera e parë që ai ngjitet në skenë që nga tragjedia e Astroworld në nëntor.

Ishte një ngjarje mjaft e lezetshme … Leo DiCaprio , Tobey Maguire , Venus dhe Serena Williams , Tyga , YG , Kaia Gerber dhe një grup të famshëm të tjerë që morën pjesë./Indeksonline/