75 Mall Live Search
19:07 / E Diele, 27 Mars 2022 / MSH

Policia jep detaje për autobusin e djegur në Veternik

Një autobus i qarkullimit urban është përfshirë nga flakët sot në Veternik.

Njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë arritur të detektojnë zjarrin dhe të shuajnë atë, raporton Indeksonline.

Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Rpishtinës, Flora Ahmeti, nga ky incident nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale” ka thënë Ahmeti për Indeksonline.