Digjet mali në Rogoqicë të Kamenicës

Djegia e pyjeve është bërë një problem shqetësues ditët e fundit në vend.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Rogoqicë të Kamenicës.
Sipas ankuesit, zjarri dje përfshiu një pjesë të malit prej rreth 5 hektarësh.
Policia mori informatën mbi rastin diku pasdite dhe bashkë me njësitet relevante dhe zjarrfikësit dolen në vendin e ngjarjes.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit” thuhet në njoftimin e policisë.