75 Mall Live Search
10:10 / E Hënë, 28 Mars 2022 / k.v

Lëndohen dy persona në një pyll të Skenderajt, dërgohen në QKUK

Dy persona kanë pësuar lëndime në një pyll të Skenderajt derisa po lëviznin me traktorin e tyre.

Të lënduarit janë dërguar fillimisht në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj e nga aty janë përcjell drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.

“Raportohet se në shtëpinë e shëndetit, Skenderaj dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dyshohet se viktimat janë lënduar përderisa ishin duke lëvizur me traktor në pyll. Viktimat pas trajtimit mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./IndeksOnline/