75 Mall Live Search
11:44 / E Hënë, 28 Mars 2022 / B O

Mancini sot merr vendimin, kjo pritet të jetë e ardhmja e tij te Italia

Janë bërë më shumë se 90 orë nga një prej fatkeqësive më të mëdha në futbollin italian.

Eliminimi nga Maqedonia Veriore ende nuk po besohet në Itali.

Roberto Mancini është kryqëzuar për këtë dështim.

Pavarësisht akuzave, selektori i Italisë pritet të vazhdoj punën e tij në drejtimin e “azzurëve”.

Mancini do të shfaqet sot në konferencë për media ku do të bëj publik vendimin e të ardhmes.

Mancini ka kontratë me Italinë deri në vitin 2026 të cilën është i interesuar ta respektojë./Indeksonline/