75 Mall Live Search
14:59 / E Hënë, 28 Mars 2022 / LB

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, dy të vdekur

28 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

 1.821.268 doza të vaksinës.

 Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

 Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.

 Në total numri i rasteve aktive është 597.