Abramovich i pranishëm te bisedimet në Stamboll

Miliarderi rus Roman Abramovich – pronar i klubit të futbollit Chelsea – është parë gjatë bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat po mbahen në Stamboll.
Në fotot e transmetuara nga mediat turke, ai shihet i ulur në një tavolinë përkrah Ibrahim Kalin – zëdhënës i Presidentit Erdogan, dhe mban kufje përkthimi.
Ai nuk është në tryezën kryesore të delegacioneve ruse dhe ukrainase, transmeton Indeksonline.
Prania e Abramovich sugjeron se ai është i përfshirë në njëfarë niveli në përpjekjet e ndërmjetësimit.
Dje u raportua se ai kishte simptoma të helmimit./Indeksonline/
