VIDEO/ Kjo është atmosfera në stadium pak para fillimit të ndeshjes Zvicër – Kosovë

Zvicra dhe Kosova sot do të përballen mes vete në një ndeshje miqësore.
Kjo do të jetë hera e parë që skuadrat e këtyre shteteve luajnë me njëra tjetrën.
Kur ka mbetur edhe pak deri te fillimi i ndeshjes, tashmë futbollistët kanë zbritur në fushë.
Gjithashtu, nga video e siguruar nga Gazeta Express, shihet se në shkallët e stadiumit po dominojnë shqiptarët, të cilët me vete kanë flamuj kombëtar dhe të shtetit të Kosovës.
Ndryshe, ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin në “Letzigrund” të Cyrihit.