Nevojiten vazhdimet në përballjen mes Senegalit e Egjiptit

Kombëtarja e Senegalit brenda kohës së rregullt ka shënuar sot fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Egjiptit, por që tani ndeshja është në vazhdime.
Në takimin e parë të zhvilluar, Egjipti e mposhti me rezultat 1:0 Senegalin, kurse sot Senegali është duke udhëhequr 1:0, duke bërë që rezultati i përgjithshëm të jetë 1:1 dhe ndeshja të shkojë drejt vazhdimeve, përcjell KosovaPress.
Golin e vetëm në ndeshjen e sotme e shënoi sulmuesi Boulaye Dia, i cili kalon Senegalin në epërsi prej 1:0 në minutën e 3’ të ndeshjes.
Tani, momentalisht do të nevojiten vazhdimet për ta përcaktuar fituesin, ndërsa nëse nuk kemi gola gjatë këtyre vazhdimeve, ndeshje vazhdon në penallti.
Rezultati momental i ndeshjes është 1:0 në favor të Senegalit.