Ancelotti rezulton pozitiv në COVID-19

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka rezultuar pozitiv në COVID-19, njoftoi sot klubi spanjoll i futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Italiani 62-vjeçar pritet të mungojë në ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Celta Vigos.
Me nëntë javë të mbetura në sezonin 2021-22, Real Madridi është në krye të ligës spanjolle me 66 pikë, nëntë pikë më shumë se Sevilla e vendit të dytë.
Pas ndeshjes kundër Celta Vigos, skuadra e Ancelottit udhëton për në Londër për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s kundër skuadrës angleze Chelsea në Stamford Bridge më 6 prill.