Kanceri i merr jetën këngëtarit 33 vjeçar

Tom Parker, këngëtari i grupit britaniko-irlandez të djemve The Wanted, ka vdekur nga kanceri në moshën 33-vjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur në Instagram gruaja e tij Kelsey, transmeton Indeksonline.
“Me pikëllim të madh njoftojmë se Tom ndërroi jetë sot”, ka shkruar Kelsey.
“Zemrat tona janë thyer, Tom ishte shtylla e shtëpisë dhe ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij dhe praninë e tij energjike.”
Parker i mbajti rregullisht fansat e tij të informuar për trajtimet e tij. Ai dhe Kelsey kanë dy fëmijë: Aurelia (2) dhe Bodhi (1).
Si pjesë e The Wanted, këngëtari shënoi hite të mëdha në 2011 dhe 2013 me këngë të tilla si Glad You Came dhe Walks Like Rihanna ./Indeksonline/