75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 30 Mars 2022 / AR

Xhakën e pret një befasi në shtëpi pas ndeshjes së 100-të në kombëtaren e Zvicrës

Dje është zhvilluar ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës.

Për futbollistin shqiptar, Granit Xhaka, kjo ishte ndeshja e 100-të me fanellën e Kombëtares së Zvicrës, shkruan Indeksonline.

Për këtë moment të veçantë, bashkëshortja Leonita i bëri një befasi speciale në shtëpi.

Ajo u kujdes që të dekoroj ambientin e shtëpisë me balona duke vendosur numrin 100 dhe inicialet GX.

Në një imazh me fëmijët ai shkroi: Po kthehem në shtëpi në këtë ❤️🙏🏻 #familja ime@leonita.x”. /Indeksonline/