Haradinaj me akuza për Kurtin: Ka shumë fjalë, por në veprim i pazotë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si të drejtë vendimin për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë. Mirëpo ai ka vazhduar me akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti për reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve lidhur me këtë.
Ai thotë se është hera e parë kur vendi ynë është fajësuar tepër nga partnerët tanë, raporton Indeksonline.
Sipas Haradinajt, Kurti përveç ministrit Rakiq, është dashur të shkarkojë edhe zëvendëskryeministrin Bislimi pas demantimit që i kishte bërë zyrtari evropian.
“Po shihet se Kurti është bukur i pazoti kur vjen puna për me vepru në lidhje me Rakiqin. Ka shumë fjalë por në veprim është bukur i pazoti“, tha ai në RTv Dukagjini./Indeksonline/