75 Mall Live Search
13:42 / E Enjte, 31 Mars 2022 / B O

Këshilltarët po e gënjejnë Putinin, kanë frikë të ia thonë të vërtetën se sa keq i ka punët Rusia në luftë!

Sipas shërbimeve sekrete perëndimore, presidenti rus Vladimir Putin është keqinformuar për situatën në Ukrainë. Shefi i GCHQ, Jeremy Fleming tha gjatë një vizite në Australi se këshilltarët e Putinit kanë frikë t’i thonë të vërtetën.

“Shkalla e gjykimeve të gabuara duhet të jetë e qartë për Kremlinin” thotë një burim inteligjence.

Një përfaqësues i qeverisë amerikane kishte raportuar të mërkurën se kishte mosbesim midis kreut të shtetit rus dhe atyre më të afërt me të.

“Ne kemi informacione se Putin ndihet i mashtruar nga ushtria ruse,” tha ai.

“Putini po keqinformohet nga këshilltarët e tij se sa keq po ecin forcat e armatosura ruse dhe se si sanksionet po dëmtojnë ekonominë ruse, sepse këshilltarët e tij të lartë kanë shumë frikë t’i thonë të vërtetën. Putini nuk e dinte se rekrutët ishin dërguar për të luftuar në Ukrainë. Ka tensione të vazhdueshme midis Putinit dhe Ministrisë së Mbrojtjes ruse” ka thënë përfaqësuesi i SHBA-së./Indeksonline/