Në Deçan gjinden gjurmë të lashta, ftohen arkeologët për gjurmime

Shkodran Imeraj nga Instituti i Historisë ka bërë të ditur se janë gjetur gjurmë të lashta në komunën e Deçanit, shkruan IndeksOnline.
Sipas tij, këto gjurmë janë gjetur në lokacionin Ara e Pukës nga një qytetar.
Ai ka ftuar ekspertët e Institutit Arkeologjike të Kosovës, të konstatojnë situatën aktuale ngase lokacioni rrezikohet nga ngritja e nivelit të ujit./IndeksOnline/