Plaçkitja në BKT/ Punëtorët e shqetësuar, marrin ndihmën e mjekëve në vend të ngjarjes

Mëngjesin e sotëm, tre persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve kanë kryer një grabitje në degën e BKT-së në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Të dyshuarit pasi kanë marrë paratë kanë ikur në drejtim të panjohur, transmeton IndeksOnline.
Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e vendit ku tani aty pritet të dalë forenzika dhe njësitet tjera hetimore.
Punëtorët e bankës janë shqetësuar ndërsa atyre u është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes.

Policia aktualisht po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit./IndeksOnline/