75 Mall Live Search
10:34 / E Premte, 01 Prill 2022 / OSH

Drejtori i policisë tregon se vitin e kaluar konfiskuan mbi 7 milionë euro, shumë vetura, toka…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti  në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë se janë goditur gjithsej 49 grupe kriminale, shkruan IndeksOnline.

Ai tregoi sa gjatë vitit 2021 janë kryer 51 operacione kundër krimit të organizuar në Kosovë, ku janë konfiskuar miliona euro, shtëpi, vetura e toka.

“Në fushën e luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore janë regjistruar 131 raste dhe janë arrestuar 182 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 78 kallëzime penale ndaj 147 personave të dyshuar.

Ne fushën e luftimit të krimeve ekonomike kemi pasur 339 raste dhe janë arrestuar 260 persona.

Në fushën e hetimeve të rënda janë regjistruar 128 raste dhe janë arrestuar 15 persona të dyshuar.

Parandalimi i luftimit të terrorizmit gjatë 2021 janë trajtuar 35 raste ku 13 raste janë të reja ndërsa 22 kanë qenë të bartura nga vitet e kaluara, janë arrestuar 14 persona.

Në aspektin e krimit të organizuar janë inicuar 57 raste dhe janë realizuar 51 operacione, janë konfiskuar 7 milionë e 496 mijë e 568 euro 181 mijë e 63 dollarë 21 mijë e 120 franga zvicrrane, dinarë maqedonas dhe serbë 60 mijë e 160, 133 vetura, 5 shtëpi, 7 banesa, 1 lokal, 1 garazhdë  dhe 29 toka”,tha ai./IndeksOnline/