Ja çfarë përmban urdhëri operativ i Policisë së Kosovës pas luftës Rusi-Ukrainë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes pohoi se pas situatës së krijuar gjatë konflikut Rusi-Ukrainë, Policia e Kosovës ka përgatitur urdhërin operativ “Ngritja e vigjilencës, gatishmëria vepruese 2022”.
Mehmeti tregoi se çfarë përmban ky plan, duke treguar se janë shtuar patrullimet e njësive policore në Kosovë, shkruan IndeksOnline.
“Është ngritur niveli i vigjilencës dhe gatishmërisë të të gjitha njësitë policore, plani përmban; patrullime të shtuara, mbledhje të informatave inteligjente, komunikim direkt dhe indirect me publikun, raportime në kohë të saktë të çdo dukurie apo personi të dyshimtë, kontroll të shtuar të personave dhe automjeteve me theks të veçantë të automjeteve që vijnë nga zonat e ndryshme.
Pjesë e planit janë njësitë e specializuara të cilat kanë ngritur nivelin e profesionalizimit të tyre karshi situatave aktuale dhe që mund të paraqiten. Janë duke u realizuar trajnime të ndryshme edhe me ndërkombëtarët”, tha ai./IndeksOnline/