75 Mall Live Search
10:51 / E Premte, 01 Prill 2022 / OSH

Vetëm 1000 e kaluan testin, Mehmeti: Ishin pyetje të thjeshta, mësohen në shkollë fillore ose të mesme

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes u pyet edhe për rekrutimin e policëve të rinjë.

Ai tha se konkursi ishte i hapur për 250 zyrtarë policorë ku aplikuan 11.516 kandidatë, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, nga 8000 kandidatë sa janë testuar vetëm 1000 e kanë kaluar, duke thënë se testi online ishte i lehtë.

“Pyetjet kryesisht ishin që msohen në shkollë fillore apo të mesme. Grupi ounuees ka përgatitur pyetjet të thjeshta të përgjithshme pa u thelluar në njohuri akademike. Testi është përbërë nga 100 pyetje dhe ishte kohëzgjatja ishte 2:30 orë’, tha ai./IndeksOnline/