A do e marr drejtimin e Manchester United? Flet Erik Ten Hag!

Menaxheri i Ajaxit, Erik ten Hag ka folur më në fund për mundësinë e drejtimit të Manchester United.
Trajneri holandez ka lënë të kuptohet se do të ndahet me Ajaxin ngase ka thënë se shpreson në mirëkuptimin e tyre në rast se vendos largimin.
“Manchester United është një klub i madh me tifozë të mëdhenj. Por, fokusi im tani është te Ajaxi. Tashmë jemi duke planifikuar sezonin e ri por në futboll nuk i dihet kurrë. Nuk dua të përjashtoj asgjë. E di që në futboll gjithçka mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën. Nëse në një moment duhet të vendos të bëj hapin tjetër, shpresoj që njerëzit/tifozët e Ajax do ta kuptojnë” ka thënë Ten Hag./Indeksonline/