Shëndetësia si referencë!

Shkruan: Valon Osmani
Temperaturat filluan të rriten prandaj shpenzimet e nxemjës priten të zvogëlohen. Logjikisht kështu duhet të ndodhte mirëpo trendin pozitiv të shpenzimeve për njerzit, sipas të gjitha gjasave, nuk do ta përcjellin çmimet e produkteve të konsumit që vazhdojnë të mbesin të larta. Kohë zgjatja e inflacionit nuk dihet, por natyrisht se çdo ditë shtesë me çmime të larta zvogëlon pasurinë e shtresave të varfëra të shoqërisë tonë.
Siç kam shkruar paraprakisht, administrata aktuale nuk ka bërë ndonjë reformë ekonomike substanciale për zhvillim të qëndrueshëm dhe shpeshherë, përmes diskursit të tyre politik, arsyetohen se pamundësia për përmirësimin e çështjeve vjen përshkak të qeverisjës së keqe ndër vite në këtë vend.
Qeveria në asnjë moment nuk duhet të harrojë se njerëzit fuqinë e nevojshme politike u kanë dhënë për ta ndryshuar situatën, e jo për të bërë anamnezë të zgjatur, e kurdo që ka vështërsi të fajësojnë të tjerët. Për ta justifikuar besimin e votuesve ky veprim mbase është i natyrshëm, mirëpo sëmundja e rëndë është e dukshme në sektorë të ndryshëm dhe anamneza e tej zgjatur është e panevojshme.
Kështu është në shëndetësi!
Pra, doktori i mirë, për ta shëruar sëmundjen e rëndë të pacientit, anamnezën do ta bënte veç sa është e domosdoshme për ta caktuar tretmanin e nevojshëm. Pastaj do të propozonte tableta ose aplikonte procedura invazive, varësisht se sa e rëndë do të ishte gjendja shëndetësore. Prandaj kërkohet të intervenoni sepse koha për anamnezë është kryer!
Në këtë kontekst, njerëzit kërkojnë tretmanin e duhur për shërimin e sëmundjës, duke i integruar në shoqëri përmes përkrahjes financiare dhe jo vetëm, dhe këtë intervenim duhet ta kishit bërë shpejtë. Megjithëkëtë, shërimi për sëmundjet sociale, ekonomike, pa i përjashtuar sektorët tjerë është i mundshëm. Gjë që punën tuaj e bënë më të favorshme krahasuar me atë të doktorit, që përkundër tretmanit të duhur, ka raste që sëmundjen e rëndë të pacientit nuk arrinë të shërojë.
Nga kjo perspektivë, argumenti se sëmundjet ekonomike dhe sociale janë të pashërueshme përshkak të keq qeverisjes është irrelevant, sepse shembujt tregojnë të kundërtën; pra, për shërimin e situatës i keni gjithë mekanizmat e nevojshëm për të ofruar tretman ndryshe përmes deputetëve tuaj në Kuvend (nuk po e përjashtoj opozitën!). Tretmani adekuat do të ishte ndryshimi i projektligjit për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi Të Kufizuara që pritet të vjen për lexim në Kuvend sepse veçse është futur në programin legjislativ të vitit 2021.
Të gjithë deputetët pa dallim, nuk duhet të veprojnë sikurse që ndodhi për Ditën Ndërkombëtare Të Personave Me Aftësi Të Kufizuara duke treguar mungesë të njohurive sa i përket çështjeve me të cilat përballen këto kategori. Andaj, do të ishte e pafalshme sikur të veprohej kundër interesave të këtyre personave sepse po të lexohet me vëmendje vërehet se projektligji ka gabime dhe, në disa nene, provohet të zvogëlohget përkrahja financiare siç parashihet me ligjet e më hershme.
Fillimisht, ndër tjera, në Nenin 6, në paragrafin 4, vërehet se ‘’vështërsi e rëndë” është shënuar në nënparagrafin 2.4 dhe jo 2.3, prandaj duhet të ndryshohet. Gjithashtu, është e rëndësishme që në Nenin 6, kategorizimi i aftësisë së kufizuar të bëhet duke u bazuar në emrat e grupimeve të aftësisë së kufizuar siç parashihet në ligjet e më parshëm (për shembull: paraplegjik, tetraplegjik, persona të verbër, etj) me synim reduktimin e vështërsive gjatë implementimit dhe shmangjes së shkurtimit të mbështetjës financiare.
Për më shumë, në Nenin 12, në paragrafin 5, meqenëse synohet punësimi atëherë thuhet se përkrahja financiare, sipas këtij Ligji, nuk do të ndalet, ndërsa në Nenin 13, në paragrafin 6, thuhet se përkrahja financiare bëhet në bazë të grupimeve të aftësisë së kufizuar dhe varësisht nëse përfituesi është në marrëdhënje pune apo jo. Për ta tejkaluar këtë kundërthënje dhe për ta stimuluar punësimin e këtyre personave, marrëdhnia e punës nuk do të duhej të merrej për bazë për ta vendosur mbështetjen financiare sepse qëllimi është që këta persona të integrohen në tregun e punës dhe të forcohen. Sidomos duke e marrë parasysh edhe situaten aktuale të çmimeve.
Së fundmi, paragrafi 5, i Nenit 13, përveç tjerash, përmend paragrafin 7 në këtë Nenë, mirëpo ky paragraf nuk është përfshirë aspak në projektligj. Në këtë kuadër, do të ishte mirë sikur rritja e temperaturave të ndikonte në uljen e çmimeve të larta. Për çështjen në fjalë dhe çështjet tjera në shkrim, anamneza e zgjatur është e panevojshme. Sepse, sëmundjet në sektorë tashmë vërehen, prandaj intervenimi i shpejtë është i domosdoshëm dhe shëndetësia këtë gjë na e mëson më së miri!