75 Mall Live Search
15:15 / E Diele, 03 Prill 2022 / MSH

Hadërgjonaj i siguron fitoren Gaziantepit

Skuadra e Kasimpasas ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Gaziantepit në Superligën e Turqisë duke triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1.

Në fakt, Kasimpasa, skuadër në të cilën luan edhe mbrojtësi kosovar Florent Hadërgjonaj, ishte në disavantazh pas golit të shënuar nga Djilobodji në minutën e 38’, por shifrat u barazuan nga Mileka katër minuta para mbylljes së pjesës së parë.

Por, fitoren skuadrës vendase ia siguroi pikërisht Florent Hadërgjonaj i cili shënoi për 2-1 në minutën e 90’ nga penalltia.

Kasimpasa renditet në vendin e 11 në tabelë me 41 pikë.