75 Mall Live Search
19:34 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

​Inteligjenca ukrainase: Ushtarët rusë helmohen nga ëmbëlsirat

Dy ushtarë rusë vdiqën dhe disa dhjetëra u sëmurën pasi me shumë gjasa u helmuan nga ëmbëlsirat e mbushura që morën pranë Kharkovit, tha sot inteligjenca ukrainase.

Banorët e Izjum u dhanë simite ushtarëve të Divizionit të Tretë të Pushkës së Motorizuar, sipas Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, raporton New York Post.

“Si rezultat, dy pushtues u vranë në vend, dhe 28 të tjerë u transferuan në terapi intensive”, kanë shkruar zyrtarët e inteligjencës në Facebook.

Aktualisht nuk dihet gjendja e ushtarëve të shtruar në spital.