Stivi Frashërit i shkojnë në shtëpi dy kryetarë, dalin pamjet

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj bashkë me presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi kanë vizituar portierin Stivi Frashëri, pas sulmit në Gjilan.
Muharremaj thotë se Stivi do të kthehet edhe më i vendosur në fushë, raporton Indeksonline.
Kryetari po ashtu ka publikuar foto ku shihen të tre së bashku, derisa gjendja e tij shëndetësore duket e mirë.
Njoftimi i plotë:
Stivi Frashëri, portieri i FC “Ballkani” do të kthehet edhe më i vendosur në fushë. ❤️🙏⚽️
Me Presidentin e Klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje. ✅
Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin.
Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve.