Presidenti Macron bën thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë

Më shumë sanksione kundër Rusisë nevojiten pas raportimeve për forcat ruse që vrasin civilë në qytetin Bucha, afër Kievit.
Kështu ka deklaruar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkruan BBC.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për një “masakër të qëllimshme” në Bucha, pasi gazetarët gjetën të paktën 20 trupa të shpërndarë në rrugë, por Rusia i ka quajtur këto pretendime “propagandë” lufte.
Macron i tha radios France Inter se kishte “të dhëna shumë të qarta” që tregonin se forcat ruse ishin përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.