75 Mall Live Search
10:12 / E Hënë, 04 Prill 2022 / AR

Zelensky flet në ‘Grammy’ përmes video-mesazhit, ka një kërkesë për artistët

Joe Batiste fitoi çmimin ‘Grammy’, për albumin e vitit në Las Vegas.

Artisti kishte marrë edhe më parë tre çmime ‘Grammy’ me këngët e tij si dhe kontributin, transmeton Indeksonline.

Çmimet ‘Grammy’ përbëhen nga 86 kategori, të ndara në zhanre të ndryshme muzikore.

Pas dy vitesh luftë me koronavirusin çmimet më të rëndësishme në botën e muzikës u dhanë natën e mbrëmshme.

Edhe presidenti i Ukrainës, Volomidir Zelensky, iu drejtua audiencës përmes një video-mesazhi për situatën në vendin e tij, duike kërkuar që artistët të tregojnë historinë e tyre në gjitha rrjetet sociale.

“Ne po luftojmë kundër Rusisë, e cila po shkakton një heshtje të tmerrshme. Heshtja e vdekjes”, tha Zelensky.

“Mbusheni atë heshtje me muzikën tuaj. Sot. Tregoni historinë tonë. Tregoni të vërtetën për luftën, në televizion, në rrjete sociale. Na përkrahni në çdo mënyrë që mundeni. Gjithsesi, por jo me heshtje.”

Në fakt, çmimet Grammy duhej të jepeshin në janar, por shfaqja u shtye për shkak të pandemisë./Indeksonline/