Arrestohet gjakovari, mbante me veti drogë dhe thikë

Është arrestuar një person i dyshuar në Gjakovë pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar: dy qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 19.16 gram dhe një thikë.
Në lidhje me rastin e ndodhur të dielën në mesditë, është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt.
Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/