75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 04 Prill 2022 / MSH

Rusët sulmojnë Mykolaivin, ka të vdekur e të plagosur

Forcat ruse kanë sulmuar qytetin ukrainas të Mykolaivit mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Mykolaivit, Oleksandr Syenkevych.

Ai i ka thënë CNN se nga ky sulm ka vdekur një person dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Sulmi me raketa filloi në ora shtatë të mëngjesit.

Të dhënat zyrtare mbi dëmet e këtij sulmi nuk janë kalkuluar akoma.