“E ngatërruan me basketbollist”, fansat tallen keq me paraqitjen e Justin Bieber

Edhe pse është i martuar me super modele, kësaj radhe vëmendje të madhe mori më shumë Justin sesa Hailey.
28 vjeçari u shfaq i veshur me një kostum me numër më të madh sesa që mban ai, të firmës Balenciaga, transmeton Indeksonline.

Paraqitja e tij në xhaketë të madhe dhe pantallona të gjerë, ka nxitur meme në rrjetin social, ‘Twitter’.
‘Twitter’, u tall me pamjen e tij ku shumë persona e kujtuan rolin e Tom Hanks që ishte kthyer në fëmijë.

“Kujtova skenën e fundit në “Big”, kur Tom Hanks kthehet në një 12-vjeçar”, shkruhej në një postim në Twitter.
Të tjerë bënin shaka se rrobaqepësi i Justin-it kishte ngatërruar gjatësinë e tij me legjendën e basketbollit, Shaquille O’Neal./Indeksonline/

