Ndryshime në kabinetin e Bulliqit

Komuna e Podujevës ka njoftuar se është liruar nga detyra e drejtoreshës për Pronë, Bahrie Shatrolli- Mehmeti dhe në vend të saj është emëruar Saranda Stublla.
“Me kërkesë të Drejtoreshës Bahrie Shatrolli-Mehmeti për ta liruar nga detyra e Drejtores për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, për shkak të angazhimeve profesionale ajo është liruar dhe në këtë detyrë është emëruar Saranda Stublla”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e komunës së Podujevës, transmeton Indeksonline.
Njoftim i plotë i komunës së Podujevës:
Lirohet nga detyra e Drejtoreshës për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi Bahrie Shatrolli-Mehmeti, emërohet Saranda Stublla
Me kërkesë të Drejtoreshës Bahrie Shatrolli-Mehmeti për ta liruar nga detyra e Drejtores për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, për shkak të angazhimeve profesionale ajo është liruar dhe në këtë detyrë është emëruar Saranda Stublla.
Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish drejtoreshën për punën dhe kontributin e saj në dikasterin që ka udhëhequr. Ndërsa ish drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë.
Kryetari Bulliqi gjithashtu e ka uruar drejtoreshën e re për detyrën dhe i uroj suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj.
04.04.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim