75 Mall Live Search
17:40 / E Hënë, 04 Prill 2022 / LB

Haziri flet për “kulturën e LDK-së” dhe rastin kur Abdixhiku tha “lidhe” Bislimin

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, duke folur për “kulturën” e LDK-së, ka përmendur rastin e përdorimit të një shprehjeje të kryetarit Lumir Abdixhiku, që ka nxitur reagime.

Lutfi Haziri, ka akuzuar shumicën për joseriozitet dhe mungesë të disiplinës në Kuvend.

Për të treguar disiplinën dhe kulturën politike që, sipas tij, LDK-ja e ka, Lutfi Haziri ka thënë se sjelljet e “pahijshme” ose veprimet e LDK-së shumë lehtë marrin jehonë. Kjo sepse, sic thotë Haziri, ka pritje të tjera prej LDK-së.

Këtu ai ka përmendur rastin kur Abdixhiku në Kuvend iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti për zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, me shprehjen “lidhe”.

Haziri thotë se kjo shprehje nuk është në fjalorin as të tij as të Abdxhikut, por që ka qenë “sinonim”.

“Në thanjën popullor është më e rëndë fjalia. I thuhet zotit të shpisë ‘lidhe qenin’. Por, sinonim ka qenë. Nuk është përdorë fjalë e tillë”, tha zyrtari i lartë i LDK-së.

“Unë nuk i përmendi fjalë të tilla. As kryetari i LDK-së nuk e ka në fjalor. Por, prapa shpinës me të ndejt dikush me folë, kur t’i bën prezantim publik, nuk i ka hije askujt. Duhet me qenë të dëgjushëm, edhe në qeverisje je”, ka thënë Haziri në T7.