75 Mall Live Search
08:40 / E Martë, 05 Prill 2022 / AR

Infermierët në grevë njëorëshe, kërkojnë rritjen e koeficientit të pagave

Shoqata sindikale e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë janë duke zhvilluar grevë njëorëshe në Prishtinë me kërkesë për rritjen e koeficientit të pagave, pagesës së ndërrimit të natës etj.

Ndryshe shoqatat janë duke kërkuar që në kuadër të ligjit të pagave i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës të ketë një rritje të koeficientit i cili u mundëson një pagë më të mirë për këtë kategori ngase drafti i ligjit të pagave i cili ka qarkulluar nëpër media nuk e mundëson këtë gjë.

Ata janë ankuar se kategorie e infermierëve dhe mamive është kategoria më e diskriminuar e punonjësve shëndetësor sa i përket pagave dhe kushteve tjera të punës.

Ndryshe sindikatat e sektorit në të gjithë vendin kanë shprehur pakënaqësi me draftin aktual.