75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 05 Prill 2022 / LB

Tentim vrasje në Klinë, policia jep detaje

Një rast tentim vrasje ka ndodhur në Klinë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se një person ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe kishte vërejtur se dy xhamat e pasmë të veturës iu kishin thyer.

“Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

TENTIM VRASJE

 Klinë , 04.04.2022 – 22:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe kishte vërejtur se dy xhamat e pasmë të veturës iu kishin thyer. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.