Konfirmohet varianti i ri i Covid në Shqipëri
ISHP tha këtë të martë se varianti i ri i Omicron BA.2 është konfirmuar në vendin tonë.
Në një deklaratë për mediat, Artan Simaku tha se ky variant është gjetur në disa rrethe të vendit, megjithatë shprehet se varianti i parë Omicron është aktualisht ai që është dominues.
Varianti i ri, duke qenë më infektues pritet që të bëhet dominues në javët në vijim.
Sipas ekspertëve vaksinimi është mbrojtja më e mirë për të mbrojtur nga të gjitha variantet e Covid-19