Bujqit sytë ka shteti, “çele gur gojën” për subvencionet e premtuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin dolën në mesditën e 9 marsit në një konferencë për media. Kurti e Peci prezantuar ndihmën e Qeverisë për bujqit në Kosovë ku u prezantuar subvencionet si masë për tejkalimin e krizës në vend.
Bujqit në Kosovë mirëpritën lajmin për ndihmën shtetërore, ndërsa Qeveria u krenua për ndihmën më të madhe ndonjëherë për këtë kategori.
Por, kur po bëhen 1 muaj nga konferenca e Kurtit e Pecit, bujqit kanë mbetur pa përgjigje dhe pa asnjë ndihmë fillestare nga shteti.

Indeksonline kishte kontaktuar ministrinë e Bujqësisë ditë më parë lidhur me hapjen e procesit të aplikimit për bujqit.
Në përgjigjen e dhënë thuhej se procesi do të hapet gjatë muajit mars.
Indeksonline ka kontaktuar tani në muajin prill Qeverinë dhe ministrinë e Bujqësisë lidhur me hapjen e aplikimit për subvencionet e bujqve, por që s’ka marrë asnjë përgjigje.
Ndërkohë që po presim përgjigje, bujqit janë në pritje të ndonjë lajmi të mirë ngase koha për punët e mëdha të pranverës në bujqësi ka hyrë që disa ditë./Indeksonline/