Del në shitje vetëm një njësi: Mercedes-Maybach S600 Pullman [Foto]
Për shumicën prej njohësve të makinave , Mercedes-Benz S-Class është makina më akomoduese dhe luksoze. Por kjo është vetëm pika e fillimit, pasi më lartë se S-Class standart, ekziston versioni Mabyach dhe mbi ta Pullman.
Ky model sedan, Mercedes-Mabybach S600 Pullman, është 6,4 metra i gjatë, duke e bërë atë më të gjatë se modelet Bentley Mulsanne dhe Rolls-Royce Phantom.
Sipas Carlink International, tregtari holandez që ka publikuar këtë shembull në JamesEdition, tregon se janë bërë vetëm gjashtë shembuj, dhe ky është i vetmi aktualisht në dispozicion për shitje.
Makina kushton 697,480 euro. Me këtë çmim mund të merrni një flotë prej 10 S-Class apo 5 Maybach të zakonshëm. /IndeksOnline/