Kështu e plaçkitin hajnat një market në Pozheran (Video)
Në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë, hajnat kanë thyer një market gjatë natës së djeshme.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm.
Siç shihet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, hajnat arrijnë të nxjerrin shumën e parave që ndodhën në arkën e këtij marketi, shkruan Indeksonline.
Raportohet se një seri vjedhje kanë ndodhur ditëve të fundit në këtë vend. Vetëm brenda një nate, raportohet se janë plaçkitur tre lokale.
Nuk dihet ende nëse ka të arrestuar për këtë rast./Indeksonline/