Ku mbeten fansat e Rinës? Artistes i ‘zhduken’ viewsat

Ka më shumë se tri vite që Rina Balaj është bërë pjesë e skenës muzikore.
Karriera e saj filloi me diss’a të shumtë drejtuar repereve të tjera, shkruan Indeksonline.
Ishte ajo periudhë në të cilën Rina ‘bombardohej’ nga klikimet si dhe numri i fansave rritej dita-ditës.
Mirëpo, tani po ndodh e kundërta.
Nga miliona klikime që grumbullonte për 24 orë, me projektin e fundit që e ka lansuar 11 ditë më parë ka marrë vetëm 452 mijë klikime, gjë e cila dëshmon qartë se përveç famës asaj i janë zhdukur edhe ‘viewsa-t’ në ‘Youtube’.
Gjithashtu edhe projekti ‘Mia’ që e ka lansuar 4 muaj më parë ka grumbulluar vetëm 1.3 milionë klikime si dhe ‘Aver’ që është publikuar 5 muaj më parë ka 2.9 milionë klikime./Indeksonline/